Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se duhet të ketë "garanci të forta sigurie" në një marrëveshje paqeje për Ukrainën.
"Nëse do të ketë një armëpushim, ai duhet të jetë i drejtë - sepse Ukraina ka pësuar humbje të rënda dhe ka paguar një çmim të lartë për një luftë që nuk është shkaktuar prej tyre", ka thënë Starmer për Associated Press të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, garancitë e forta të sigurisë nevojiten në mënyrë që presidenti rus, Vladimir Putin të respektojë çdo marrëveshje.
Starmer gjithashtu ka vlerësuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Ai ka thënë se Trumpi ka përparuar negociatat e paqes në vetëm pak javë.
Bisedimet e paqes janë të ndërlikuara, thotë ai, "por unë mendoj se po bëjmë përparim".
Starmer do ta presë të hënën në Londer presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ata do të takohen edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.