Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ka deklaruar se fokusi duhet të mbetet te Ukraina, pavarësisht luftës në Iran.
Ai e ka bërë këtë deklaratë të martën gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
"Putini nuk mund të jetë ai që përfiton nga një konflikt në Iran, qoftë ky për çmimet e naftës apo heqja e sanksioneve", ka deklaruar Starmer.
SHBA-ja ka lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj një pjese të naftës ruse në përpjekje për të trajtuar çmimet në rritje të shkaktuara nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, Zelensky përpara takimit me Starmer ka përsëritur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin, duke thënë se "Vendosmëria jonë është e pathyeshme".
"Padyshim që po zhvillohet një konflikt në Iran, në Lindjen e Mesme, por nuk mund ta humbasim përqendrimin nga ajo që po ndodh në Ukrainë dhe nga nevoja për mbështetjen ndaj nesh", ka deklaruar ai.
-
Starmer thotë se nuk do të zgjedhë midis SHBA-së dhe Evropës
-
Starmer: Marrëveshja e paqes për Ukrainën duhet të përmbajë garanci të forta sigurie
-
Starmer viziton Ukrainën, për herë të fundit si kryeministër
-
Zelensky thotë se Ukraina s’mund të presë që të përfundojë lufta me Iranin
-
Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga SHBA-ja