Ndërsa protestat në Iran kanë hyrë në javën e dytë dhe autoritetet iraniane lëshuan paralajmërime për protestuesit, dy mjekë i thanë BBC-së se spitalet ku punojnë janë të mbingarkuara me të lënduar.
Një mjek tha se një spital i syve në Teheran kishte kaluar në gjendje krize, ndërsa BBC mori gjithashtu një mesazh nga një mjek në një spital tjetër duke thënë se nuk kishte kirurgë të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e pacientëve.
Të premten, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka thënë se Irani është në "telashe të mëdha" teksa paralajmëroi se do të ndërhyjë nëse protestues vriten.
Irani, në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, fajësoi SHBA-në për shndërrimin e protestave në ato që e quajti "akte të dhunshme subversive dhe vandalizëm të përhapur".
Ndërkohë, udhëheqësit ndërkombëtarë bënë thirrje që të mbrohet e drejta për protestë paqësore.
Protesta antiqeveritare janë zhvilluar në dhjetëra qytete, me të paktën 50 protestues të raportuar të vrarë nga dy grupe të të drejtave të njeriut.
Vendi ka qenë nën një ndërprerje pothuajse totale të internetit që nga mbrëmja e së enjtes, duke e bërë të vështirë marrjen dhe verifikimin e informacionit.
Një mjek nga Irani ka treguar tha se Spitali Farabi, qendra kryesore specialiste e syve në Teheran, kishte kaluar në gjendje krize, me shërbimet e urgjencës të mbingarkuara.
Shtoi se pranimet dhe operacionet jo-urgjente ishin pezulluar, dhe stafi u thirr për t'u marrë me rastet e urgjencës.