Irani ka reaguar ndaj presionit të presidentit amerikan Donald Trump përpara bisedimeve vendimtare që do të mbahen në Gjenevë mbi programin bërthamor të Teheranit, duke i quajtur deklaratat e tij “gënjeshtra të mëdha” e duke shtuar se negociatat mund të çojnë në një marrëveshje përmes “diplomacisë së ndershme”.
Trump në fjalimin vjetor para një seance të përbashkët të Kongresit ka thënë se sa i përket Iranit preferenca e tij është “ta zgjidhim këtë problem përmes diplomacisë”.
Deklaratat kanë ardhur nga dy zyrtarë iranianë dhe ato vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar praninë më të madhe të avionëve dhe anijeve luftarake në Lindjen e Mesme në dekada. Ky grumbullim është pjesë e përpjekjeve të Trumpit për të arritur një marrëveshje që do të kufizonte programin bërthamor të Iranit, ndërsa vendi përballet përbrenda me rritje të pakënaqësisë pas protestave mbarëkombëtare muajin e kaluar, raportoi AP.
Nëse negociatat e planifikuara për të enjten dështojnë, Trumpi ka kërcënuar vazhdimisht se do ta sulmojë Iranin - diçka që vendet e Lindjes së Mesme druhen se mund të përshkallëzohet në një luftë të re rajonale.
Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se të gjitha bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme do të konsideroheshin objektiva të ligjshme, duke vënë në rrezik dhjetëra mijëra ushtarakë amerikanë të dislokuar në rajon.
-
Trumpi thotë se s’është i kënaqur me negociatat me Iranin, paralajmëron sulme
-
Trumpi thotë se është i gatshëm të presë disa ditë për një përgjigje nga Irani
-
Irani refuzon bisedimet e reja me SHBA-në, akuzon Uashingtonin për kërkesa të tepruara
-
Trumpi thotë se Irani ka frikë ta pranojë se po negocion me SHBA-në
-
Trumpi ripërsërit pretendimet për kërcënimin iranian, që inteligjenca amerikane nuk i mbështet