Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Iranit kanë "frikë" të pranojnë se po negociojnë me SHBA-në.
Presidenti amerikan e ka bërë këtë deklaratë pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u ka thënë mediave shtetërore se Irani "nuk kishte ndërmend të negocionte për momentin" dhe vendi do të vazhdojë të "mbrojë" veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë më parë, Shtëpia e Bardhë, ka thënë se SHBA-ja ishte "shumë afër" përmbushjes së objektivave të tyre në Iran, duke shtuar se regjimi i Iranit po kërkonte një "rampë daljeje".
Irani të mërkurën ka lëshuar pesë kushte për t'i dhënë fund luftës, ka thënë një zyrtar iranian për mediat shtetërore, duke përfshirë një përfundim të konfliktit "në të gjitha frontet" dhe pagesën e dëmshpërblimeve.
Kjo ka ndodhur pasi Irani thuhet se mori një plan 15-pikësh nga SHBA-ja, të cilin Teherani zyrtar e ka hedhur poshtë.
Witkoff konfirmon se SHBA-ja i ka dërguar Iranit një plan 15-pikësh
I dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Wikotff, ka konfirmuar se i është dërguar Iranit një plan 15-pikësh “që përbën kornizën për një marrëveshje paqeje”, raporton “BBC”.
Gjatë mbledhjes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Witkoff, konfirmoi se SHBA-ja i ka dërguar Iranit planin 15-pikësh nëpërmjet Qeverisë së Pakistanit.
Dokumenti është raportuar prej ditësh, me media që citojnë zyrtarë anonimë, por kjo është hera e parë që Shtëpia e Bardhë konfirmon publikisht se ai është dërguar.
Witkoff thotë se SHBA-ja do ta “ruajë konfidencialitetin mbi kushtet specifike” të bisedimeve dhe “nuk do të negociojë përmes mediave”.
“Do të shohim se ku do të çojnë gjërat, dhe nëse mund ta bindim Iranin se ky është momenti vendimtar pa alternativa të mira për ta, përveç më shumë vdekjeve dhe shkatërrimit. Kemi shenja të forta se kjo është e mundur”.
Gjatë mbledhjes së kabinetit, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti se Irani duhet të negociojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke paralajmëruar gjithashtu se SHBA-ja do të vazhdojë “të godasë pa mëshirë” nëse Teherani nuk ulet në tryezën e bisedimeve.
“Nëse nuk e bëjnë, ne jemi makthi i tyre më i keq,” tha Trump. “Do të vazhdojmë t’i godasim pa u penguar, pa u ndalur”, tha Trump.
Komentet e Trump ngritën pyetje të reja mbi gjendjen e bisedimeve indirekte midis SHBA-së dhe Iranit.
Presidenti këmbënguli, siç ka bërë prej ditësh, se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Por zyrtarët iranianë kanë thënë se vendi nuk po negocion me SHBA-në.
Izraeli vret edhe një komandant të lartë të Iranit
Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, Alireza Tangsiri, është vrarë në një operacion izraelit, sipas ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Israel Katz.
Dy burime izraelite me njohuri për çështjen i kanë thënë më parë CNN-it se Tangsiri ishte vrarë.
Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar mbi raportet e vdekjes së Tangsirit.
"Mbrëmë, në një operacion të saktë dhe vdekjeprurës, IDF-ja ka eliminur komandantin e Marinës së IRGC, Tangasiri, së bashku me zyrtarë të lartë të komandës detare”, ka thënë të enjten ministri i Katz.
"Ne do të vazhdojmë të operojmë në Iran me forcë të plotë për të arritur objektivat e luftës”, ka shtuar ai.
Katz gjithashtu e ka quajtur operacionin "një mesazh të rëndësishëm për partnerët tanë amerikanë, që pasqyron ndihmën e IDF-së në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit".
Tangsiri ka qenë gjithnjë e më i zëshëm dhe i dukshëm që kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën fushatën e tyre kundër Iranit. Ai ka qenë një figurë kyç pas bllokadës pothuajse totale të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.
Tangsiri ka postuar në X të martën, duke vënë në dukje se kalimi i çdo anijeje nëpër ngushticë kërkon koordinim të plotë me autoritetin detar të Iranit.
Ai gjithashtu ka postuar përditësime të shpeshta rreth operacioneve të Marinës së IRGC-së në Gjirin Persik.
Trumpi e paralajmëron Iranin: Koha për marrëveshje është duke përfunduar
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sot zhgënjimin me qasjen e Iranit në negociata, duke i paralajmëruar se është duke përfunduar koha për marrëveshje.
“Negociatorët iranianë janë shumë të ndryshëm dhe të çuditshëm. Ata po na luten të bëjmë një marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë pasi janë zhdukur ushtarakisht, me zero shanse për rikthim. Më mirë të bëhen serioz sa më shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse sapo të ndodhë kjo, nuk ka kthim prapa, dhe nuk do të jetë gjë e mirë”, shtoi ai, shkruan CNN.
Postimi i Trumpit vjen ndërsa gjatë javës tha se SHBA-ja dhe Irani po negocionin për t’i dhënë fund konfliktit, duke shënuar një ndryshim të ndjeshëm të qëndrimit të tij të mëparshëm.
Paralajmërimi i presidentit vjen gjithashtu pas deklaratave të djeshme në të cilat ai tha se Irani dëshiron “shumë të bëjë marrëveshje, por ata kanë frikë ta thonë atë” publikisht nga frika e pasojave të brendshme.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet nuk janë në një rrugë pa krye, edhe pasi Teherani nuk e pranoi menjëherë një kornizë të mbështetur nga SHBA-ja për t'i dhënë fund luftës. Zyrtarët amerikanë i thanë CNN-së se administrata po punon për të organizuar një takim të mundshëm në Pakistan, si pjesë e përpjekjeve për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.
Dy të vrarë në Abu Dhabi nga një sulm iranian
Dy persona kanë vdekur në Abu Dhabi si pasojë e rënies së mbeturinave nga një raketë balistike, e cila është kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore, sipas autoriteteve në Abu Dhabi.
Tre persona janë plagosur gjithashtu në incidentin që ka shkaktuar dëme në një numër vetursh.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbajtur barrën e sulmeve të Iranit në Gjirin Persik, me më shumë se 2,100 raketa dhe dronë të lëshuar nga Teherani.
Ndërsa ministria e Mbrojtjes thotë se shumica e sulmeve janë penguar, qeveria po mban nën kontroll të rreptë informacionin.
Deri më tani, janë arrestuar më shumë se 100 persona pasi kanë bërë fotografi dhe kanë regjistruar video të dëmeve nga sulmet dhe përgjimet, gjë që është e paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qeveria ka thënë se kjo është për arsye sigurie.
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët e saj se është gjithashtu e paligjshme të postojnë materiale që janë kritike ndaj qeverisë atje.
Sulmet e vazhdueshme të Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, po dëmtojnë imazhin e sigurisë dhe stabilitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Zyrtarët kanë thënë se nëse zhvillohen negociata me Iranin, ata duan kufizime dhe kontrolle afatgjata mbi bankën e raketave dhe dronëve të saj, dhe se sulmet vetëm sa i kanë shtyrë Emiratet e Bashkuara Arabe të forcojnë lidhjet e tyre të sigurisë me Uashingtonin.