Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forca të armatosura vërshojnë universitetet e Iranit për të shtypur protestat e studentëve

protesta Iran

Policë në rroba civile dhe forca të sigurisë, shumica të armatosur, janë dyndur drejt universiteteve që kanë mbetur hapur në Iran për të shtypur protestën e studentëve që ka hyrë në ditën e katërt. Protestat po mbahen kundër liderit suprem Ali Khamenei.

Përplasjet u raportuan në disa kampuse, me automjete me mitraloza të parkuara jashtë Universitetit të Teheranit, raportoi Guardian. 

Në vende të tjera studentët u ndaluan të futeshin në universitete nëse identifikoheshin se kishin marrë pjesë në protesta të kaluara. Afër 80% e universiteteve të Iranit tashmë po zhvillojnë mësime virtuale, kryesisht për të parandaluar studentët të mblidhen në demonstrata kundër qeverisë.

Në Universitetin e Artit në Teheran studentët kanë brohoritur fjali si: “Luftojmë, vdesim, e rimarrim Iranin”, “të burgosurit politikë duhet të lirohen”, “Khamenei do të të varrosim të gjallë”.