Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 495 protestues të vrarë në Iran e më shumë se 10 mijë të arrestuar

iran

Të paktën 495 protestues dhe 48 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë vdekur, ndërsa mbi 10 mijë e 600 persona janë arrestuar në Iran gjatë dy javëve të fundit, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), raportoi BBC-ja.

Pamjet pranë Teheranit tregojnë rreth 18 qese kufomash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Spitalet në disa qytete raportohet se janë mbingarkuar nga numri i madh i të plagosu7rve dhe të vdekurve. 

Sipas BBC-së, vetëm në një spital në qytetin Rasht janë dërguar 70 trupa brenda një nate, teksa një punonjës shëndetësor në Teheran ka deklaruar se dhjetëra persona kanë vdekur pasi janë qëlluar drejtpërdrejt në kokë dhe në zemër. 

SHBA-ja ka kërcënuar me veprime kundër Iranit për shkak të vrasjes së protestuesve. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë, pa dhënë detaje konkrete, ndërsa zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se po shqyrtohen opsione që variojnë nga sanksionet e reja deri te veprimet ushtarake dhe kibernetike. 

Deklaratës së Trumpit i kanë reaguar ashpër autoritetet iraniane.

Protestat, të cilat nisën si reagim ndaj inflacionit të lartë dhe kushteve të vështira ekonomike, tashmë janë shndërruar në thirrje të hapura për përfundimin e sundimit klerikal të Ajatollah Ali Khamenei.