Botë

Spanja në gjendje gatishmërie, paralajmërohen përmbytje të reja

Valencia

Dy javë pasi përmbytjet shkaktuan shkatërrime në pjesën lindore, Spanja është vënë në gjendje gatishmërie pasi paralajmërohen shira të rrmbyeshëm që mund të sjellin përmbytje të reja.  

Zonat lindore dhe jugore të Mesdheut po shihen përsëri simë të prekshmet. Agjencia meteorologjike e Spanjës, Aemet, ka ngre alarmin për rajonet e Valencias, Katalonjës, Andaluzisë dhe Ishujve Balearik.m raporton BBC.

Aemet paralajmëron për reshje shiu dhe stuhi që mund të jenë "shumë të forta dhe të rrëmbyeshme".

Është ngre shkalla e gatishmërisë në nivelin e dytë më të lartë.

Masat paraprake po merren në shumë zona të Valencias, me orët e shkollave dhe aktivitetet sportive të pezulluara në disa qytete dhe thasë me rërë të grumbulluara për ta mbrojtur qendrën e qytetit të Aldaia.