Botë

Shpëtohen rreth 80 migrantë që po kalonin Kanalin Anglez me një anije të vogël

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Rreth 80 migrantë janë shpëtuar në det nga autoritetet britanike të enjten, pasi një anije e vogël është gjetur në vështirësi derisa po kalonte Kanalin Anglez, nga Franca.

Roja bregdetare konfirmoi se ka dërguar dy helikopterë pas incidentit, ndërsa Instituti Kombëtar Mbretëror i varkave të shpëtimit dërgoi varkat e shpëtimit.

"Kërkimi ka përfunduar tani me të gjithë njerëzit e regjistruar dhe të kthyer në tokë”, ka deklaruar një zëdhënës i rojës bregdetare. 

Çështja se si të ndalohen emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes Kanalit është ndër kryesoret gjatë fushatës zgjedhore të përgjithshme në Britani. 

Megjithëse qeveria konservatore ka folur ashpër për kufizimin e imigrantëve, numrat që bëjnë kalimin po rriten. 

Zyra e Brendshme ka thënë se 34 persona e bënë udhëtimin me një varkë të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kalimeve për këtë vit deri në 10,779. 

Kryeministri britanik, Rishi Sunak është zotuar të "ndalojë anijet" kur mori postin kryesor në tetor të vitit 2022.