Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad, ka thënë se 12 persona kanë humbur jetën, përfshirë një vajzë tetëvjeçare e një djalë 11-vjeçar, nga shpërthimet e pejxherëve të Hezbollahut në Liban dhe Siri, raporton “BBC”.
Duke folur në konferencë për media ka thënë se edhe punonjës shëndetësorë ka në mesin e atyre që kanë humbur jetën nga shpërthimi i pejxherëve.
Abiad ka thënë se afro 2750 persona gjenden ende në spital dhe po trajtohen. Ai ka thënë se disa prej të lënduarve janë dërguar në Iran dhe Siri për trajtim, porse 98 për qind e tyre do të trajtohen në Liban.
Abiad ka thënë se rreth 750 u lënduan në jug të Libanit dhe rreth 1750 në zonën e Bejrutit. Rreth 10 për qind e tyre janë në gjendje kritike, disa në intensive.
Abiad ka thënë se rreth 100 spitale kanë pranuar pacientë, janë kryer 460 operime, ku shumica ishin për shkak të lëndimeve në sy, fytyrë dhe ekstremitete, veçanërisht në duar.
Edhe
Sulmet izraelite vrasin 10 persona në Liban, përfshirë një fëmijë
Ka pasur amputime, përfshirë gishta e duar.
“Ka qenë e vështirë. Shumica e pacientëve ishin të rinj në të 20-tat dhe në disa raste u desh t’u hiqeshin dy sytë”, tha oftamologu Elias Warrak nga Spitali Universitar Mount Lebanon në Bejrut.
-
Arrin në nëntë numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në qendër të Bejrutit
-
50 fëmijë në mes të 558 të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në Liban
-
Vazhdon të rritet numri i të vdekurve në Liban nga sulmet izraelite, arrin në 492
-
Qytetarët në Liban në ankth, “s’e dimë nëse i kemi të sigurt telefonat”