Të paktën 50 fëmijë dhe 94 gra janë në mesin e 558 të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në Liban, raportoi të martën “Reuters”.
Nga këto sulme kanë mbetur të plagosur edhe 1,835 persona të tjerë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Firass Abiad.
Forcat ajrore izraelite kanë vazhduar sulmet të martën në mëngjes, teksa kanë pretenduar se kanë goditur 1,600 objektiva terroriste të Hezbollahut brenda vendit.
Hezbollahu, nga ana tjetër, ka vazhduar të lëshojë raketa në veri të Izraelit, disa prej të cilave kanë shkaktuar zjarre.
Gjatë natës, Hezbollahu ka njoftuar se ka shënjestruar bazat ushtarake izraelite dhe një fushë ajrore.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon të rritet numri i të vdekurve në Liban nga sulmet izraelite, arrin në 492
-
Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban
-
Të paktën 14 të vrarë nga sulmet e Izraelit mbi Liban
-
Disa të vrarë në Liban pas intensifikimit të sulmeve izraelite
-
Sulmet izraelite vrasin 10 persona në Liban, përfshirë një fëmijë