Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

Liban

Foto: Associated Press

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në një fshat në Libanin jugor të hënën, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë e Libanit. 

Njëmbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë dhe katër gra, kanë humbur jetën gjatë një sulmi që shkatërroi një ndërtesë banimi në Kfar Roummane gjatë natës. Një sulm i dytë, i drejtuar ndaj një automjeti, ka vrarë një punonjës të shërbimit mjekësor urgjent.

Ushtria izraelite ka deklaruar se kishte goditur objekte infrastrukturore që i përkisnin grupit të armatosur shiit Hezbollah, si dhe "disa terroristë" që po transportonin armë, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me dron mbi trupat izraelite në një zonë të pushtuar të vendit.

Sulmet izraelite në mbarë Libanin jugor kanë vrarë të paktën 27 persona gjatë tri ditëve të fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Presidenti libanez, Joseph Aoun, ka deklaruar se ky "përshkallëzim i rrezikshëm" po rrezikonte armëpushimin e arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së në qershor, i cili synonte t'i jepte fund konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi Izraelin për t'i ndalur sulmet.