Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor të shtunën vranë nëntë persona, përfshirë tre anëtarë të ushtrisë libaneze, njoftoi ushtria dhe media shtetërore libaneze, disa ditë pasi të dyja palët arritën një marrëveshje të re armëpushimi.
Një sulm ajror në rrugën që lidh qytetin Nabatiyeh me qytetin Marjayoun ndodhi në mëngjes duke vrarë një gjeneral brigade, një kapiten dhe një ushtar tjetër, tha ushtria.
Një tjetër sulm ajror në fshatin jugor Saksakiyah vrau gjashtë persona dhe plagosi katër, tha Agjencia Kombëtare e Lajmeve shtetërore.
"Agresioni i vazhdueshëm, i qëllimshëm dhe i përsëritur izraelit kundër Libanit, popullit dhe ushtrisë së tij vetëm sa forcon vendosmërinë, dhe besimin tonë", thuhet në deklaratën e ushtrisë libaneze.
Sulmet e Izraelit synojnë të pengojnë të gjitha përpjekjet "për të arritur një zgjidhje që do të rivendoste stabilitetin, do të vendoste një armëpushim gjithëpërfshirës dhe do të çonte në tërheqjen e Izraelit nga territoret e pushtuara libaneze", thuhej më tej në deklaratë.
Armëpushimi i fundit i shpallur u arrit pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA, midis Izraelit dhe qeverisë së Libanit, e cila akuzon Hezbollahun për tërheqjen e vendit në luftë dhe kishte bërë përpjekje për ta çarmatosur atë para armiqësive të fundit. Grupi militant libanez e ka refuzuar armëpushimin.
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Sulme izraelite në jug të Libanit pas urdhrave për evakuim në disa zona
-
Tetë të vrarë në Liban, një ditë pasi Izraeli dhe Hezbollahu u pajtuan për depërshkallëzim
-
Të paktën 14 të vrarë nga sulmet e Izraelit mbi Liban