Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka thënë se sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor të premten vranë 10 persona, përfshirë gjashtë ndihmës mjekësorë dhe një vajzë siriane. Sulmet nuk janë ndalur pavarësisht armëpushimit të brishtë të ndërmjetësuar nga SHBA në luftën Izrael-Hezbollah.
Sulmi i parë goditi fshatin Hanouiyeh, duke vrarë katër ndihmës mjekësorë që punonin për Shoqatën Islamike të Shëndetit të Hezbollahut dhe duke plagosur dy të tjerë, njoftoi ministria.
Një tjetër sulm në fshatin Deir Qanoun al Nahr vrau gjashtë persona, përfshirë një fëmijë sirian dhe dy ndihmës mjekësorë, raportoi AP.
Ministria e Shëndetësisë theksoi se dy sulmet ishin "shkelje" e të drejtës ndërkombëtare.
Të enjten, Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi 169 sulme të konfirmuara ndaj punonjësve dhe objekteve të kujdesit shëndetësor në Liban, që rezultuan në 116 vdekje, që nga fillimi i luftës së fundit Izrael-Hezbollah.
-
Të paktën 13 persona vriten nga sulmet izraelite në Liban
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
-
Nëntë persona vriten pas sulmeve izraelite, përfshirë ushtarakë
-
Sulme izraelite në jug të Libanit pas urdhrave për evakuim në disa zona