Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se biseda e tij me presidentin rus, Vladimir Putin të premten nuk ka treguar se Putini ka ndryshuar mendjen për luftën në Ukrainë, e gjithashtu edhe e ka mbrojtur vendimin e tij për ta telefonuar Kremlinin, raporton Reuters.
Telefonata një orëshe e Scholzit me Putinin, komunikimi i tyre i parë i drejtpërdrejtë në pothuajse dy vjet, vjen tre muaj përpara zgjedhjeve të parakohshme, në të cilat kancelari përballet me sfidë të ashpër nga populistët e majtë dhe të djathtë.
Kritikët, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, thanë se thirrja ishte shkelje e solidaritetit perëndimor për hir të avantazhit politik të brendshëm.
Scholzi ka thënë se ishte e rëndësishme për t’i treguar Putinit, se nuk mund të llogarisë në mbështetjen nga Gjermania, Evropa dhe shumë vende të tjera.
Sipas tij, biseda ishte e detajuar, por kontribuoi në kuptimin se pak ka ndryshuar në pikëpamjet e presidentit rus për luftën.
-
Scholz flet me Zelenskyn pas bisedës me Putinin, i ofron mbështetjen e Gjermanisë
-
Scholzi bisedon në telefon me Putinin pas dy vjetëve
-
Zelensky vazhdon ofensivën diplomatike, bisedon me Scholzin dhe Schoofin
-
Scholzi u befasua për të mirë nga telefonata me Trumpin
-
Zelensky kritikon kancelarin gjerman për telefonatën me Putinin