Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të enjten në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrat e jashtëm të vendeve nga Weimar+, ka deklaruar se Evropës i duhet “të rrisë shpenzimet në mbrojtje”, duke vënë në pah komentet e shefit të mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, se Rusia deri në vitin 2029 ose 2030 mund të jetë gati për të testuar vendosmërinë e NATO-s në mbrojtjen e territorit të saj, ka raportuar The Guardian.
“Jemi të sigurt për momentin. Mirëpo nuk do të jemi të sigurt në tre apo pesë vjetët e ardhshëm, prandaj duhet të shpenzojmë më shumë”, ka thënë Rutte.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e rritjes së prodhimit të pajisjeve mbrojtëse në Evropë.
Sa i përket luftës në Ukrainë, Rutte ka shtuar se “duhet të sigurohemi që Ukraina të jetë në pozicionin më të mirë të mundshëm...që t’i bëjë ballë agresionit të paprovokuar të Rusisë”, dhe të negociojë një marrëveshje të ardhshme të paqes, në mënyrë që “Putini të mos e provojë përsëri (pushtimin e Ukrainës)”.
-
Shefi i NATO-s ua tërheq vërejtjen evropianëve: Investoni më shumë në mbrojtje ose mësoni rusisht
-
NATO-ja ka shtuar shpenzimet e mbrojtjes më 2025 për 20%, thotë Rutte
-
Rutte: NATO do të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga Evropa
-
Rutte u uron “fat të mbarë” atyre që mendojnë se Evropa mund të mbrohet pa ndihmën e SHBA-së
-
Kremlini e quan shefin e NATO-s të papërgjegjshëm për të folur për luftën e Ukrainës