Aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes në vitin 2025 me 20% krahasuar me vitin 2024, ka thënë shefi i aleancës, Mark Rutte, në raportin e tij vjetor të botuar të enjten, duke u bërë thirrje anëtarëve të NATO-s të vazhdojnë me këtë vrull.
"Pres që aleatët në samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara të tregojnë se janë në një rrugë të qartë dhe të besueshme drejt objektivit prej 5%", ka shkruar ai, duke shtuar se "një lidhje e fortë transatlantike mbetet thelbësore në një epokë pasigurie globale".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar vazhdimisht që partnerët e NATO-s të rrisin ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes, pasi administrata amerikane pohon se aleatët evropianë duhet të marrin në fund të fundit përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen konvencionale të kontinentit.
Trumpi ka kritikuar aleatët e NATO-s të enjten, duke shkruar në një postim në Truth Social se vendet e NATO-s nuk kanë bërë “absolutisht asgjë” për të ndihmuar me Iranin.
Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord në një samit të vitit të shkuar që të shpenzojnë 5% të GDP-së për mbrojtje dhe investime të lidhura me të deri në vitin 2035.
Vendet u zotuan të shpenzojnë 3.5% të GDP-së për mbrojtjen thelbësore, siç janë trupat dhe armët si dhe 1.5% për masa më të gjera të lidhura me mbrojtjen, siç janë siguria kibernetike, mbrojtja e tubacioneve dhe përshtatja e rrugëve dhe urave për të përballuar automjetet e rënda ushtarake.
Sipas raportit, tri vende të NATO-s, Polonia, Lituania dhe Letonia, e kanë tejkaluar tashmë objektivin e ri prej 3.5% të vitit të shkuar.
Disa vende, përfshirë Spanjën, Kanadanë dhe Belgjikën, ishin në 2%.
Në total, aleanca e 32 vendeve anëtare shpenzoi 2.77% të GDP-së për mbrojtje në vitin 2025.
Shtetet e Bashkuara përbënin rreth 60% të shpenzimeve të mbrojtjes së aleancës në vitin 2025.