Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka quajtur lajm të mirë ndaljen e mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Ai ka thënë të martën se ky vendim mund ta shtyjë regjimin e Kievit drejt një procesi paqeje.
Sipas tij, ndalja e furnizimeve për Ukrainën i kontribuon paqes.
“Sigurisht, ne ende duhet t’i kontrollojmë detajet, por nëse është e vërtetë, atëherë ky është një vendim që me të vërtetë mund ta shtyjë regjimin e Kievit drejt një procesi të paqes. Nëse Shtetet e Bashkuara i ndalojnë këto furnizime, ky ndoshta do të jetë kontributi më i mirë për kauzën e paqes”, ka thënë Peskov.
Disa prej vendeve evropiane e kanë quajtur shqetësues ndaljen e furnizimit me armatim.
Trumpi ia ndalon Ukrainës ndihmat ushtarake
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën, ka njoftuar një zyrtar...-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
Kremlini thotë se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt
-
Kremlini: Procesi i paqes në Ukrainë s’ka stagnuar
-
Kremlini: Duhet kohë për ta qartësuar se çfarë armë po dërgojnë amerikanët në Ukrainë
-
Kremlini: Sa më pak armë të dërgohen në Ukrainë, aq më afër fundi i luftës