Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se i gjithë ekuipazhi i anijes luftarake Moskva, që raportohet se është goditur nga dy raketa ukrainase në Detin e Zi vonë të mërkurën mbrëma, është evakuuar pas një shpërthimi municioni dhe zjarri në anije.
Anija u sfidua nga trupat ukrainase në ishullin Snake qysh në fillim të luftës, raportoi The Guardian të enjten.
“Moskva u dëmtua rëndë si rezultat i shpërthimit të municioneve që ndodhi si rezultat i një zjarri, dhe ekuipazhi u evakuua", njoftoi media shtetërore ruse TASS, duke cituar ministrinë.
Ukraina tha se goditi dhe dëmtoi një anije luftarake ruse në Detin e Zi, sipas një mesazhi në Telegram të postuar nga guvernatori i Odesas, Maksym Marchenko.
Ракетний крейсер "Москва" пішов саме туди, куди його послали наші прикордонники на острові Зміїний!
— Armed Forces ?? (@ArmedForcesUkr) April 14, 2022
Слава Україні!?? pic.twitter.com/zqfdWI7EsA