Rusia ka mbajtur zi për humbjen e luftanijes Moskva në Detin e Zi, mjeti raketor i cili u fundos të enjten pasi municionet shpërthyen në bord.
Ceremonia u zhvillua në Sevastopol, baza e flotës në Krimenë e aneksuar nga Rusia.
Ukraina thotë se goditi Moskvën me dy raketa anti-anije, të cilat i vunë flakën anijes.
Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi zjarrin pa specifikuar shkakun e tij dhe ka thënë se zjarri kishte shpërthyer municionet në bord.
Në ceremoni, kapiteni (rezervë) Sergei Gorbachev ka thënë se Moskva "ishte një simbol për të gjithë, simbol i fuqisë sonë, shpresës sonë, ringjalljes së flotës në vitet '90".
Aty mori pjesë edhe një prift, i cili ka thënë se humbja e Moskvës ishte "një tragjedi për të gjithë ata dhjetëra mijëra njerëz që shërbyen atje për më shumë se 20 vjet".
Anija e ndërtuar nga sovjetikët po luante rol të madh në koordinimin e operacioneve të flotës jashtë Ukrainës.
Edhe
Shkon në 17 numri i të vrarëve nga sulmet e reja ruse mbi Ukrainë
Rusia nuk ka dhënë shifra të viktimave në lidhje me Moskvën. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ekuipazhi u shpëtua nga anije të tjera të flotës në zonë.
Vlerësohet se në momentin e shpërthimit ishin 510 njerëz në bord.
Raportet ukrainase - të pakonfirmuara - thonë se kapiteni i anijes Anton Kuprin ishte në mesin e atyre që vdiqën kur anija mori flakë dhe shpërtheu.