Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një tjetër luftanije ruse është përfshirë nga zjarri në Detin e Zi

Rusia ka pësuar një mori poshtërimesh ushtarake që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës, shkruan të premten Sky News.

Pas fundosjes së luftanijes “Moskva” në Detin e Zi javë më parë, tani raportohet edhe për një luftanije tjetër e cila ndodhet në vështirësi.

Sipas Sky News, luftanija që ndodhet po ashtu në Detin e Zi është përfshirë nga flakët.

Ende nuk ka raporte zyrtare se çka e ka shkaktuar zjarrin, ndonëse dyshimet e para janë për një sulm nga ushtria ukrainase.

Të premten është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguruan inteligjencë që e ndihmuan Ukrainën të fundoste "Moskvan", anijen kryesore ruse të raketave në Detin e Zi, raportojnë disa media amerikane.

Zyrtarë të paidentifikuar thanë se Ukraina kishte pyetur SHBA-në për një anije që lundronte në jug të Odesës, raporton BBC të premten.

Edhe Ukraina pretendon se një e treta e luftanijeve ruse në Detin e Zi janë shkatërruar Botë Ukraina pretendon se një e treta e luftanijeve ruse në Detin e Zi janë shkatërruar

SHBA-ja tha se ishte "Moskva" dhe ndihmuan në konfirmimin e vendndodhjes së saj. Ukraina më pas e goditi atë me dy raketa.