Forcat ukrainase kanë shkatërruar një luftanije ruse në Detin e Zi në një prej operacioneve speciale afër brigjeve të Krimesë.
Anija “Ivanovets” është goditur direkt me dron ujor dhe sipas forcave ukrainase ajo është fundosur.
Inteligjenca ukrainase ka publikuar videon në të cilën shihet momenti i goditjes së anijes.
Deri të enjten, autoritetet ruse nuk kanë komentuar në lidhje me sulmin ukrainas.
Blogerët rusë të luftës kanë konfirmuar se anija është fundosur pasi është sulmuar tri herë.
Ukraina ka njoftuar se në këtë operacion ka marrë pjesë njësiti special i njohur si “Grupi 13”.
Edhe
Rusia fundos anijen ukrainase me goditjen e fuqishme me dron
Autoritetet ruse kanë nisur misionin e kërkim-shpëtimit por, sipas Ukrainës, ka qenë i pasuksesshëm.
Anija besohet se kishte vlerën deri në 70 milionë dollarë.
Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme sulmin e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm.
-
Kievi pretendon se fundosi anijen ruse “Sergei Kotov”, raporton për shtatë të vdekur
-
Ukraina pretendon se ka fundosur një tjetër anije luftarake ruse në Detin e Zi
-
Ushtria ukrainase pretendon se ka fundosur një anije ruse
-
Rusia konfirmon dëmtimin e anijes së saj luftarake nga sulmi ukrainas në Detin e Zi