Inteligjenca ukrainase ka raportuar se shtatë persona janë vrarë e gjashtë tjerë janë lënduar pasi një anije patrulluese ruse është goditur dhe fundosur në një sulm me dron, raporton “BBC”.
Anija “Sergei Kotov” pretendohet se është goditur në orët e hershme të së martës.
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës tha se anija e flotës detare ruse në Detin e Zi u dëmtua në të dy anët.
Kremlini nuk ka komentuar, por blogerët rusë kanë konfirmuar fundosjen e “Sergei Kotovit”.
“BBC” nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë dëmin në anije.
Edhe
Rusia fundos anijen ukrainase me goditjen e fuqishme me dron
“Sergei Kotov” është një nga katër anijet patrulluese ruse në projektin “Navy Project 22160”. Më herët ishte sulmuar nga Ukraina në shtator të vitit të kaluar.
“Për momentin, kjo anije është në shtratin e detit”, ka thënë zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk, i cili ka shtuar se një helikopter mund të ketë qenë në anije.
Sipas Ukrainës, anija luajti rol në sulmin në Ishullin e Gjarprit në ditën e parë të pushtimit rus të Ukraiës në shkurt të vitit 2022, së bashku me anijen tjetër Moskva.
Moskva u fundos nga Ukraina në vitin 2022.
Edhe
Ukraina pretendon se i ka shkatërruar dy anije ruse në afërsi të Krimesë
Ukraina thotë se kostoja e anijes së fundosur Sergei Kotov është rreth 65 milionë dollarë, duke shtuar se u godit pranë ngushtës Kerch.
Një video e postuar në rrjete sociale duket se tregon momentin kur goditet anija.