Ukraina ka pretenduar se ka fundosur një tjetër anije luftarake ruse në Detin e Zi duke përdorur drone të teknologjisë së lartë, teksa forcat e Kievit vazhdojnë të synojnë objektivat thellë prapa vijës së frontit të luftës. Autoritetet ruse nuk e konfirmuan pretendimin.
Agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase ka njoftuar se një njësi e operacioneve speciale shkatërroi anijen e madhe patrulluese Sergey Kotov gjatë natës, me anije pa ekuipazh Magura V5 që janë projektuar dhe ndërtuar në Ukrainë dhe që janë të ngarkuara me eksploziv. Anija patrulluese, për të cilën Ukraina tha se ishte goditur pranë ngushticës Kerch, thuhet se mund të mbajë raketa lundrimi dhe rreth 60 anëtarë të ekuipazhit.
Forcat e Kievit po përpiqen të mbajnë larg ushtrinë ruse të pajisur më mirë, por gjithashtu po synojnë objektiva thellë përtej fushëbetejës.
Në Detin e Zi, sukseset e Ukrainës kundër anijeve luftarake të armikut e kanë shtyrë flotën ruse larg bregut, duke lejuar Ukrainën të krijojë një korridor të eksportit të grurit.
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës postoi në X, dikur Twitter, një video të asaj që thoshte se ishte sulmi i natës në Sergej Kotov.
Firma private e sigurisë “Ambrey” ka treguar se sulmi ndodhi në portin e Feodosias, në Krime, territor të cilin Rusia e aneksoi në 2014.
Edhe
Rusia fundos anijen ukrainase me goditjen e fuqishme me dron
Anija u godit të paktën dy herë, me goditjen e dytë që rezultoi në një shpërthim të madh, raportoi Ambrey.
Muajin e kaluar, Ukraina pretendoi se dy herë fundosi anijet luftarake ruse duke përdorur drone. Më 1 shkurt, ajo pretendoi se kishte fundosur korvetën ruse të armatosur me raketa Ivanovets, dhe më 14 shkurt, tha se shkatërroi anijen zbarkuese Cezar Kunikov. Zyrtarët rusë nuk i konfirmuan këto pretendime.
Zyrtarët e Kievit thonë se rreth 20% e sulmeve me raketa ruse në Ukrainë janë nisur nga Deti i Zi.
-
Ukraina pretendon se ka fundosur një nëndetëse ruse nga e cila lëshohen raketat
-
Ukraina pretendon se një e treta e luftanijeve ruse në Detin e Zi janë shkatërruar
-
Ukraina pretendon se i ka shkatërruar dy anije ruse në afërsi të Krimesë
-
Kievi pretendon se fundosi anijen ruse “Sergei Kotov”, raporton për shtatë të vdekur