Rusia ka konfirmuar se një nga luftanijet e saj është dëmtuar në një sulm ukrainas pranë një porti të Detit të Zi, raportoi të martën BBC-ja.
Sulmi ajror është zhvilluar në Feodosiya në mëngjesin e hershëm të së martës në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se anija e madhe ulëse Novocherkassk është goditur nga aeroplanët ukrainas.
Kreu i Forcave Ajrore të Ukrainës ka njoftuar se avionët e saj luftarakë kishin shkatërruar anijen.
Një person u vra në sulm, sipas kreut të Krimesë të instaluar nga Rusia, Sergei Aksyonov. Raportohet se disa të tjerë janë plagosur.
“Gjashtë ndërtesa janë dëmtuar dhe një numër i vogël njerëzish duhej të dërgoheshin në qendrat e akomodimit të përkohshëm”, shtoi Aksyonovi.
Operacionet e transportit të portit mësohet se po funksionojnë normalisht pasi zona u rrethua, ndërsa zjarri i shkaktuar nga sulmi është vënë nën kontroll.
Edhe
Ukraina qëllon luftanijen ruse në Detin e Zi
Nxjerrja e anijes jashtë veprimit, qoftë edhe vetëm përkohësisht, pa dyshim do të pengojë aftësinë e Rusisë për të furnizuar trupa në territorin që është duke e pushtuar më në veri.
Zona është përdorur nga Ukraina si një barrierë mbrojtëse që nga viti 2014, kur luftëtarët e mbështetur nga Rusia kapën zona të mëdha të rajoneve Donetsk dhe Luhansk.