(Reuters) - Ukraina dhe Rusia ndërmorën sulme ajrore në bregdetet përkatëse të Detit të Zi, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, vetëm disa orë pasi bisedimet e drejtpërdrejta mes tyre nuk e arritën asnjë përparim për t’i dhënë fund luftës që zgjat prej gati tre vjetësh e gjysmë.
Forcat ruse e kryen një tjetër sulm masiv me dronë ndaj portit ukrainas të Odesës në Detin e Zi, duke i plagosur të paktën katër persona dhe shkaktuar disa zjarre, si dhe dëme në qendrën historike të qytetit, e cila është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Tregu i famshëm Pryvoz në Odesë ishte një nga vendet e goditura, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.
Zyrtarët e emergjencës në rajonin Krasnodar të Rusisë, në Detin e Zi, thanë se mbetjet e një droni që ra, e vranë një grua në lagjen “Adler” pranë qytetit turistik të Soçit. Një grua e tjetër po trajtohej në spital për plagë të rënda, thanë ata në aplikacionin “Telegram” kreu administrativ i distriktit federal Sirius në jug të Soçit tha se një dron e goditi një bazë nafte, pa dhënë më shumë detaje.
Rusia, gjithashtu esulmoi rajonin qendror të Çerkasit gjatë natës, duke i plagosur shtatë persona, përfshirë një fëmijë nëntëvjeçar, dhe duke i dëmtuar dhjetëra ndërtesa banimi.
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme, shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur
-
Rusia: 7 persona u vranë dhe 40 u plagosën pas sulmit me dron ukrainas në një plazh
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, gjashtë të vdekur
-
Shkon në 17 numri i të vrarëve nga sulmet e reja ruse mbi Ukrainë
-
Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO-ja