Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia bën thirrje për lirimin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, bëri thirrje për lirimin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Zaharova ka thënë të enjten se Moska kishte parë raportime në media për shtrimin në spital të Ratko Mlladiqit për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

“Ne besojmë se vendimi i duhur për mekanizmin e mbetur do të ishte lirimi i Ratko Mlladiqit për arsye humanitare”, ka thënë Zaharova.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e dënoi Mlladiqin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mlladiq ishte udhëheqës ushtarak i serbëve të Bosnjës. Ai u shpall fajtor për gjenocidin mbi Srebrenicë, ku forcat serbe i vranë 8.372 burra e fëmijë, më 11 korrik të 1995-s.

Dënimi me burgim të përjetshëm, 79-vjeçarit iu rikonfirmua në qershor të 2021-s.