Trupat ushtarake ukrainase ishin prezentë kur nëntë ushtarë rusë u detyruan të valëvitnin flamurin e bardhë në shenjë dorëzimi, pasi u kapën pa zgjidhje në zonën e Pokrovskut.
Sipas autoriteteve ukrainase, brigada e 144-të e Forcave të Operacioneve Speciale po pastronin një objekt industrial të pushtuar nga forcat ruse, ku nëntë ushtarë ishin fshehur dhe po iu kundërpërgjigjeshin ushtrisë vende.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër disa ditë, ushtarakët me dronë iu kërkuan rusëve nëpërmjet altoparlantit që të dorëzoheshin dhe të shpëtonin jetën e tyre, por ata refuzuan.
Blogjet ushtarake të Ukrainës thanë se pas refuzimeve, brigada u detyrua të vendoste mina në ndërtesën industriale dhe ta shpërthente. Shpërthimi i fuqishëm i la rusët pa opsion, duke i detyruar të tundnin një leckë të bardhë.
Ushtarët ukrainas ua dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i evakuuan si pengje lufte.