Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rumunët votojnë sot për presidentin e ardhshëm

Rumani

Foto: Associated Press

Rumunët po votojnë të dielën në balotazhin e rëndëshishëm presidencial që mund të ndryshojë rrënjësisht shtrirjen strategjike dhe perspektivat ekonomike të vendit të tyre.

Në garë për president janë një populist i guximshëm, kritik ndaj BE-së, që admiron Trumpin, kundër një centristi të pavarur. Votimi nga analistët po cilësohet si më i rëndësishmi në historinë postkomuniste të vendit, raporton The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

George Simion, një ultranacionalist që e sheh partinë e tij të ekstremit të djathtë AUR si një "aleat natyral" të lëvizjes Maga të SHBA-së, ka fituar në rundin e parë të 4 majit me një rezultat prej 41%, dyfishi i atij të kryetarit të bashkisë së Bukureshtit, Nicuşor Dan.

"Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë vetëm me presidentin e Rumanisë, por me të gjithë drejtimin e saj”, ka thënë Siegfried Mureşan, një eurodeputet liberal rumun. 

Sipas tij, Simion "do të dobësonte unitetin e Evropës, do të minonte mbështetjen për Ukrainën dhe se nga fitorja e tij, do të përfitonte vetëm Vladimir Putini.