Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka shkruar në X se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta udhëheqin dhe ta bëjnë Gazën përsëri të bukur", duke iu referuar sloganit "Ta bëjmë Amerikën të madhërishme sërish”, që ka qenë një aspekt kyç i fushatave presidenciale të Donald Trump që nga viti 2016.
"Gaza duhet të jetë e lirë nga Hamasi... Siç tha [Trump] sot, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të udhëhequr. Qëllimi jonë është një paqe e qëndrueshme në rajon për të gjithë njerëzit”, ka shkruar Rubio.
Postimi i tij vjen pak pasi Trumpi argumentoi se 2.1 milionë njerëz që jetojnë në Gaza duhet të zhvendosen në vende të tjera arabe, duke lejuar SHBA-në të marrë Rripin e Gazës në dorë dhe ta kthejë atë në një rivierë të Lindjes së Mesme.
LEXO EDHE:
-
Trump: Jam i përkushtuar për ta blerë dhe zotëruar Gazën
-
Rubio: Zhvendosja e palestinezëve të Gazës do të ishte e përkohshme
-
Rubio: SHBA-ja është e përkushtuar për fundin e luftës në Ukrainë
-
Rubio: SHBA-ja dhe Izraeli po bashkëpunojnë për të parandaluar sulme në Gaza
-
Trump: Hamasi të bëjë atë që duhet ose përballet me forcën aleate brutale