Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se propozimi i presidentit, Donald Trump, për të zhvendosur popullsinë e Gazës në vendet fqinje, do të ishte i përkohshëm.
Deklarata e tij vjen dy ditë pasi Trumpi ka deklaruar se SHBA-ja mund ta marrë nën kontroll Gazën dhe të zhvendosë miliona palestinezë që jetojnë atje, një ide që ka nxitur kritika nga OKB-ja, organizatat e të drejtave të njeriut dhe disa prej shteteve më të fuqishmë në botë, raporton BBC.
Gjatë një udhëtimi në Guatemalë, Rubio ka thënë se propozimi i Trumpit nuk është "armiqësor", por një "lëvizje bujare", duke treguar "gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t'u bërë përgjegjëse për rindërtimin e asaj zone".
Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka sqaruar deklaratën e Trumpit duke thënë të mërkurën se SHBA-ja nuk planifikon të dërgojë trupa në territorin e shkatërruar nga lufta.
Leavitt po ashtu ka thënë se ideja e presidentit ishte për largim të përkohshëm.
Mirëpo Trumpi ka thënë të martën se zhvendosja do të ishte e përhershme.
Edhe
Vendet myslimane kundër thirrjes së Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës
Kina, Turqia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se palestinezët duhet të lejohen ta rindërtojnë vendin e tyre.
LEXO EDHE:
-
Emiratet e Bashkuara refuzojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza
-
Trump: Gaza do t’i dorëzohet SHBA-së nga Izraeli në fund të luftimeve
-
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Do të konsiderojmë të gjitha opsionet për marrjen nën kontroll të Gazës
-
Kina kundërshton zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza