Rreth 17 persona të dyshuar janë arrestuar pas vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise, të cilit iu bë atentat të enjten. BBC shkruan se grupi i përfshirë në këtë rast kishte rreth 26 shtetas të Kolumbisë dhe dy amerikanë, origjina e të cilëve është nga Haiti. Deri më tani janë arrestuar 17 persona derisa tetë të tjerë gjenden në arrati.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se ende nuk dihet kush i organizoi luftimet në kryeqytetin Port-au-Prince, derisa gruaja e presidentit, Martina, mbeti e lënduar derisa gjendja e saj është stabile.
Në anën tjetër, për sulmin e kryer, kryeministri i Haitit, Claude Joseph, ka thënë se presidenti mund të jetë sulmuar nga oligarkët e vendit.
Ende nuk është e qartë se kush e organizoi sulmin ose cili ishte motivi. Kryeministri i përkohshëm i Haitit Claude Joseph, megjithatë, i tha BBC-së se presidenti 53-vjeçar mund të ketë qenë në shënjestër për të luftuar “oligarkët” e vendit.
-
Bandat sulmojnë burgun e Haitit, arratisen mijëra të burgosur
-
E veja e presidentit të ndjerë të Haitit akuzohet në lidhje me vrasjen e tij
-
SHBA-ja arreston një person të dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit
-
Kryeministri i Haitit po dyshohet për përfshirje në vrasjen e presidentit
-
Varroset presidenti i vrarë i Haitit