Autoritetet amerikane kanë arrestuar një kolumbian të dyshuar për përfshirje në vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise, në korrik të vitit 2021.
I arrestuari i sotëm hynë në mesin e dhjetëra të dyshuarve të arrestuar në lidhje me vrasjen e Moises në kryeqytetin e Haitit.
Siç raportuan sot Miami Herald dhe McClatchy, Mario Antonio Palacios pritet të ketë paraqitjen e tij të parë në gjykatën federale të SHBA-së të martën pasdite.
I arrestuari, i cili njihet si “Floro”, është një ish-oficer i ushtrisë kolumbiane, derisa autoritetet haitiane kanë arrestuar 45 persona në lidhje me këtë krim, por që deri më tani nuk kanë akuzuar zyrtarisht askënd.
Palacios ishte identifikuar nga autoritetet si pjesëtar i një grupi ish-ushtarakësh kolumbianë, të cilët morën pjesë në bastisjen e korrikut në rezidencën e presidentit Moise.
Edhe
Varroset presidenti i vrarë i Haitit
Marlene Rodriguez, një zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit të SHBA-së në jug të Floridës, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se Palacios ishte në paraburgim në SHBA dhe do të paraqitej në gjykatën federale të martën pasdite. Ajo nuk iu përgjigj pyetjeve shtesë, duke përfshirë akuzat me të cilat mund të përballet ai.
Ish-presidenti haitian u vra në orët e para të 7 korrikut 2021, kur një grup individësh të armatosur hynë në shtëpinë e tij në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince.