Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E veja e presidentit të ndjerë të Haitit akuzohet në lidhje me vrasjen e tij

Një gjykatë në Haiti ka akuzuar të venë e presidentit të vrarë hiatin Jovenel Moise në lidhje me vrasjen e tij më 7 korrik të vitit 2021, shkruan “BBC”.

Martine Moise, që ishte lënduar në sulmin ku u vra bashkëshorti i saj, është një nga dhjetëra persona të cilët janë akuzuar pas hetimit dyvjeçar.

Sipas dokumenteve gjyqësore që kanë rrjedhur në një uebfaqe haitiane “Ayibo Post”, ajo akuzohet për “bashkëpunim dhe komplot për të kryer krim”.

Ajo dhe avokati i saj nuk kanë komentuar akuzat.

Martine Moise, ka përdorur rrjetet sociale në ditët e fundit për të denoncuar “arrestimet e padrejta” dhe ka thënë se “është një persekutim që s’mbaron kurrë”. Nuk dihet se ku jeton ajo aktualisht.

Edhe “Shkoj në krevat me barkun bosh” – krizë ushqimi në Haiti Botë “Shkoj në krevat me barkun bosh” – krizë ushqimi në Haiti

Në mediumet haitiane thuhet se derisa në dokumente përmenden akuzat ndaj 51 personave, nuk saktësohet se cili ka urdhëruar dhe financuar vrasjen e presidentit Moise.

53-vjeçari u qëllua për vdekje më 7 korrik të vitit 2021 në rezidencën e tij private në periferi të kryeqendrës Port-au-Prince, nga një grup kryesisht mercenarë kolumbianë.