Banda të armatosura kanë sulmuar burgun kryesor në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, duke i liruar mijëra të burgosur.
BBC-ja ka raportuar të dielën se mbi 4.000 burra janë arratisur, e mes të burgosurve ishin edhe anëtarë të bandës së akuzuar për vrasjen e presidentit të vendit, Jovenel Moise, në vitin 2021. Dhuna në Haiti, shtetin më të varfër të Amerikë, është shtuar viteve të fundit.
Bandat që synojnë të rrëzojnë kryeministrin Ariel Henry, e kontrollojnë mbi 80 për qind të kryeqytetit.
Kryeministri haitian dhe presidenti i Kenisë, William Ruto, ditë më parë nënshkruan marrëveshje që do t'i dërgojë disa forca sigurie shumëkombëshe për të siguruar zonën.
Mbi 8.400 persona u vranë vitin e kaluar për shkak të dhunës së bandave.
-
Bandat kërcënojnë se do ta marrin nën kontroll Haitin
-
Bandat në Haiti sulmojnë burgun në qytetin Mireabalais, lirojnë 500 të burgosur
-
OKB: Mbi 53 mijë njerëz janë larguar nga Haiti për tri javë shkaku i bandave
-
Bandat provojnë të marrin kontrollin e aeroportit kryesor në Haiti
-
Në manifestimin për rihapjen e spitalit në Haiti vriten dy gazetarë e një polic