Rusia e ka konfirmuar të enjten mbrëma se është fundosur luftanija e saj luftarake “Moskva” në Detin e Zi, disa orë pasi siç tha, “pësoi një dëmtim të madh nga një shpërthim”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë ukrainase, e cila përmes një postimi në Twitter ka pyetur në formë ironike se çfarë po planifikonte të fundoste luftanija.
“Luftanije ruse, çfarë do të fundosësh?”, thuhet në postimin e qeverisë ukrainase.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, anija u fundos rrugës teksa po tërhiqej për ta çuar në një port të sigurt.
Ukraina ndërkohë pretendon se ushtria e saj e fundosi me dy raketa “Neptun”.
Russian warship, what are you sinking?
— Ukraine / Україна (@Ukraine) April 14, 2022
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia konfirmon fundosjen e anijes kryesore luftarake “Moskva”
-
Ukraina qëllon luftanijen ruse në Detin e Zi
-
Një tjetër luftanije ruse është përfshirë nga zjarri në Detin e Zi
-
Një marinar i vdekur dhe 27 të zhdukur nga fundosja e “Moskvas”, sipas Rusisë
-
Publikohet fotografia e parë e fundosjes së luftanijes “Moskva”?