Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi, e cila mendohet se u përket momenteve kur luftanija ruse “Moskva” po fundosej.
Ekspertë të ndryshëm duke analizuar foton, kanë konstatuar se ajo mund të jetë autentike, shkruan “index.hr” të hënën.
Rusia ka njoftuar të enjten për fundosjen e kësaj anije, kryesores në flotën detare në Detin e Zi, si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë Ukraina insiston se ajo u fundos pasi u godit nga dy raketa “Neptun”.
Newest photo from 15 April 2022. Damaged Moskva. pic.twitter.com/BSgnS2mJXg
— Мike Right (@BormanIke) April 17, 2022
Rob Lee, doktorant në Studimet e Luftës në King's College në Londër, shkroi në Twitter, se “fotografia duket shumë autentike”.
OSINTechnical, një profil i njohur në Twitter që publikon informata nga inteligjencat e ndryshme bazuar në burime, shkroi: "Nuk mund ta konfirmoj vërtetësinë, por ky është një kryqëzor i klasit ‘Slava’. Nuk mendoj se ndonjë nga anijet e tjera të asaj klase u shkatërrua në këtë mënyrë pos ‘Moskvas’".
-
Një tjetër luftanije ruse është përfshirë nga zjarri në Detin e Zi
-
Një marinar i vdekur dhe 27 të zhdukur nga fundosja e “Moskvas”, sipas Rusisë
-
"Moskva", luftanija e parë ruse që u fundos që prej Luftës së Dytë Botërore
-
Reagimi ironik i Ukrainës: Luftanije ruse, çfarë do të fundosësh?
-
Rusia konfirmon fundosjen e anijes kryesore luftarake “Moskva”