Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Maran: Objektivi mbetet kualifikimi në Evropian

Rolando Maran

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Rolando Maran, është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në gjashtë ndeshjet e edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Shqipëria fitoi grupin dhe siguroi kalimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm.

Maran është i lumtur me fitoren e arritur ndaj Bjellorusisë. 

“Ka qenë një fitore e madhe, një hap i madh para. Në të gjitha gjashtë ndeshjet lojtarët kanë dhënë maksimumin. Krahas ndeshjeve, kemi fituar edhe publikun, të cilët janë kënaqur me rezultatet tona”, ka thënë Maran.

Ai ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të mira në gjashtë ndeshjet e Grupit C1.

“Gjatë gjashtë ndeshjeve kemi pasur edhe tre debutues. Ka pasur edhe lojtarë më të vjetër, por ata janë profesionist dhe kanë pasur paraqitje të mira. Për momentin duhet t’i gëzohemi kësaj arritje. Rezultatet në Ligën e Kombeve kemi pësuar më pak gola dhe kemi shënuar më shumë gola. Do të festojmë këtë arritje, të kënaqemi me këtë fitore dhe sigurisht që objektivi mbetet kualifikimi në Evropian”, ka thënë Maran.

Lexo përditësimet tjera
Manaj

Shqipëria mposht Bjellorusinë, fiton grupin dhe kthehet në Ligën B

Shqipëria e ka mbyllur me sukses fushatën në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve të...