Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria mposht Bjellorusinë, fiton grupin dhe kthehet në Ligën B

Manaj

Shqipëria e ka mbyllur me sukses fushatën në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Të dielën mbrëma në Budapest, kuqezinjtë fituan 2:0 ndaj Bjellorusisë. Bjellorusia ishte nikoqire, por e organizoi në kryeqytetin e Hungarisë ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit C1. 

Shqipëria e fitoi garën në grup me 15 pikë dhe kthehet në Ligën B të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm. Me vendin e parë në grup, Shqipëria do të jetë në vazon e tretë për shortin e kualifikimeve për Euro 2028.

Rey Manaj në minutën e 28-të e shënoi golin e parë për Shqipërinë. Ndërkohë Elseid Hysaj shënoi për 2:0 në minutën e 57-të. Asistues ishte Manaj. Shqipëria luajti pa lojtarin më në formë, Ernest Muçin. Megjithatë shfaqi mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen e luajtur në stadium të zbrazët. Madje kishte raste për fitore bindshëm më të thellë ndaj bjellorusëve inferiorë.  

Të përzgjedhurit e Rolando Maran i fituan pesë prej gjashtë ndeshjeve në Ligën C. Humbjen e vetme e pësuan nga Finlanda në Helsinki. Kuqezinjtë fituan të enjten në Tiranë ndaj Finlandës, kurse nga dy fitore i kishin ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos. 

Shqipëria në dy edicionet e kaluara ishte në Ligën B të Ligës së Kombeve, që është niveli i dytë. Dhe do të kthehet në këtë nivel për edicionin 2028/2029. Bjellorusia u rendit e dyta në grup me 10 pikë dhe do të luajë në plejof për avancim në Ligën B. Finlanda u rendit e treta, po ashtu me 10 pikë. San Marino mbeti e fundit, pa pikë.


80' - Rey Manaj është larguar nga fusha në minutën e 80-të dhe është zëvendësuar me Mirlind Dakun. Manaj e realizoi golin e parë të ndeshjes. Shqipëria po fiton 2:0.
 


74' - Janë larguar nga loja Qazim Laçi dhe Arbër Hoxha dhe në vend të tyre janë inkuadruar Myrto Uzuni dhe Luis Hasa. Shqipëria po fiton 2:0 ndaj Bjellorusisë.


57’ - Shqipëria e ka shënuar golin e dytë ndaj Bjellorusisë. Për 2:0 realizoi Elseid Hysaj në minutën e 57-të. Ai u asistua nga Rey Manaj.


Mbyllet pjesa e parë - Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Bjellorusisë. Rey Manaj e realizoi golin e epërsisë për “kuqezinjtë” në minutën e 28-të. Ndeshja është duke u zhvilluar në Budapest të Hungarisë dhe i takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve.


28' - Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Bjellorusisë. Rey Manaj e realizoi golin e epërsisë në minutën e 28-të.




20'
- Kanë kaluar 20 minuta lojë në ndeshjen ndërmjet Bjellorusisë dhe Shqipërisë. 
Rezultati është ende 0:0. Shqipëria pati dy raste të mira në minutën e dytë me Qazim Laçin dhe në minutën e 17-të me Kristjan Asllanin.

 


Shqipëria publikon formacionin, Hoxha startues

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, e ka bërë publik formacionin e lojtarëve që do të paraqiten nga fillimi i ndeshjes kundër Bjellorusisë.

Ndeshja Bjellorusi – Shqipëri luhet sonte nga ora 18:00 në Hungari.

Është ndeshja e Grupit C1 të Ligës së Kombeve është e fundit për Shqipërinë.

Në formacionin titullar është Arbër Hoxha. Futbollisti i Dinamo Zagrebit zëvendëson Ernest Muçin e lënduar.

Në vend të Ylber Ramadanit të suspenduar titullar do të jetë Juljan Shehu.

No description available.

Elseid Hysaj: Ishte paraqitje e mirë ndaj Bjellorusisë

39 s. më parë / 15 nën 2026 20:27
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka thënë se Shqipëria bëri paraqitje të mirë në përballjen ndaj Bjellorusisë. 

Shqipëria e mposhti Bjellorusinë në Budapest me rezultatin 2:0. 

Hysaj që është pa klub e realizoi golin e dytë për “kuqezinjtë”. 

“Jam shumë i kënaqur me angazhimin te Shqipëria. Është një paraqitje shumë e mirë. Me rëndësi është që të gjithë të japin maksimumin dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu”, ka thënë Hysaj.

Berat Gjimshiti: I merituar vendi i parë në grup

13 min. më parë / 15 nën 2026 20:14
Berat Gjimshiti

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se me shumë meritë “kuqezinjtë” e kanë mbyllur grupin në vendin e parë. 

Shqipëria në ndeshjen e fundit e mposhti Bjellorusinë me rezultatin 2:0. 

Shqipëria e fitoi garën në grup me 15 pikë dhe kthehet në Ligën B të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm.

“Kemi filluar keq, e kemi mbyllur mirë. Është i merituar vendi i parë në grup. Rezultate pozitive. Rezultatet të japin motivim. Ekipi është përmirësuar. Ky është rrugëtimi i duhur për të shkuar para. Maran është duke bërë një punë të mirë”, ka thënë Gjimshiti.