Shqipëria e ka mbyllur me sukses fushatën në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Të dielën mbrëma në Budapest, kuqezinjtë fituan 2:0 ndaj Bjellorusisë. Bjellorusia ishte nikoqire, por e organizoi në kryeqytetin e Hungarisë ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit C1. Shqipëria e fitoi garën në grup me 15 pikë dhe kthehet në Ligën B të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm. Me vendin e parë në grup, Shqipëria do të jetë në vazon e tretë për shortin e kualifikimeve për Euro 2028.
Rey Manaj në minutën e 28-të e shënoi golin e parë për Shqipërinë. Ndërkohë Elseid Hysaj shënoi për 2:0 në minutën e 57-të. Asistues ishte Manaj. Shqipëria luajti pa lojtarin më në formë, Ernest Muçin. Megjithatë shfaqi mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen e luajtur në stadium të zbrazët.
Të përzgjedhurit e Rolando Maran i fituan pesë prej gjashtë ndeshjeve në Ligën C. Humbjen e vetme e pësuan nga Finlanda në Helsinki. Kuqezinjtë fituan të enjten në Tiranë ndaj Finlandës, kurse nga dy fitore i kishin ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos.
Shqipëria në dy edicionet e kaluara ishte në Ligën B të Ligës së Kombeve, që është niveli i dytë. Dhe do të kthehet në këtë nivel për edicionin 2028/2029.
aussi
Les Rouges battent le Bélarus en Ligue des Nations
80 ' - Rey Manaj është larguar nga fusha në minutën e 80-të dhe është zëvendësuar me Mirlind Dakun. Manaj e realizoi golin e parë të ndeshjes. Shqipëria po fiton 2:0.
74 '- Janë larguar nga loja Qazim Laçi dhe Arbër Hoxha dhe në vend të tyre janë inkuadruar Myrto Uzuni dhe Luis Hasa. Shqipëria po fiton 2:0 ndaj Bjellorusisë.
57 pi - Shqipëria e ka shënuar golin e dytë ndaj Bjellorusisë. Për 2:0 realizoi Elseid Hysaj në minutën e 57-të. Ai u asistua nga Rey Manaj.
Mbyllet pjesa e parë - Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Bjellorusisë. Rey Manaj e realizoi golin e epërsisë për “kuqezinjtë” në minutën e 28-të. Ndeshja është duke u zhvilluar në Budapest të Hungarisë dhe i takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve.
28 '- Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Bjellorusisë. Rey Manaj e realizoi golin e epërsisë në minutën e 28-të.
20 ' - Kanë kaluar 20 minuta lojë në ndeshjen ndërmjet Bjellorusisë dhe Shqipërisë.
Rezultati është ende 0:0. Shqipëria pati dy raste të mira në minutën e dytë me Qazim Laçin dhe në minutën e 17-të me Kristjan Asllanin.
L'Albanie se prépare sans Muçi pour son match contre la Biélorussie.
L'Albanie dévoile sa composition, Hoxha débute
Le sélectionneur albanais Rolando Maran a annoncé la composition de l'équipe qui débutera le match contre la Biélorussie.
Le match Biélorussie - Albanie se jouera ce soir à 18h00 en Hongrie.
Il s'agit du dernier match du groupe C1 de la Ligue des Nations pour l'Albanie.
aussi
L'Albanie est bien placée pour retrouver la Ligue B.
Arbër Hoxha est dans la formation de départ. Le joueur du Dinamo Zagreb remplace Ernest Muçi, blessé.
Juljan Shehu sera titulaire à la place d'Ylber Ramadani, suspendu.
