Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

L'Albanie est bien placée pour retrouver la Ligue B.

Albanie

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është në pozitë shumë të mirë për ta fituar grupin në Ligën C dhe kështu të kthehet direkt në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Kuqezinjtë të enjten mbrëma fituan 2:0 në Tiranë ndaj Finlandës. Tani u duhet të shmangin humbjen në ndeshjen e fundit për të përfunduar garën në vendin e parë të Grupit C1. 

Pas pesë ndeshjeve, Shqipëria i ka 12 pikë në vendin e parë. Bjellorusia është e dyta me dhjetë pikë, ndërsa Finlanda renditet e treta me shtatë pikë. San Marino mbetet pa pikë. Finlanda nuk ka gjasa të dal në vendin e dytë, që siguron plejofin.

Ndeshja e fundit e Shqipërisë është ndaj Bjellorusisë në udhëtim. Por kjo ndeshje luhet në terren neutral, përkatësisht në Budapest të Hungarisë. Ndeshja zhvillohet të dielën prej orës 18:00, pa praninë e shikuesve. Bjellorusisë i duhet fitorja për ta kaluar Shqipërinë në tabelë.

Më 26 shtator në “Air Albania”, Shqipëria kishte fituar 2:0 ndaj bjellorusëve. 

Ndaj Finlandës, golat i shënuan Ernest Muçi dhe Rey Manaj. Përzgjedhësi Rolando Maran është shprehur i lumtur për fitoren, por edhe për lojën e shfaqur. Ai ka thënë se tani fokusi është te ndeshja me Bjellorusinë.

“Nuk e mendojmë barazimin. Skuadra nuk duhet të bëjë asnjëherë llogari. Duhet të jetë e aftë që të dal në fushë dhe të zhvillojë ndeshje sa më të mirë. Nëse bëj llogari, nuk e jap mesazhin e duhur. Duhet gjithmonë të dalim në fushë në kërkim të maksimumit”, ka thënë italiani Maran.

Ai ka vlerësuar përkrahjen e shikuesve në “Air Albania”.

“Më ka pëlqyer entuziazmi dhe përkushtimi i tifozëve. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Besoj se kemi zhvilluar ndeshje shumë cilësore. Kemi shënuar dy gola të bukur, por kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjerë”.

Fituesja e grupit kthehet direkt në Ligën B. Ndërkohë e dyta në grup luan në plejof. 

Bjellorusia të enjten fitoi 2:0 në udhëtim ndaj San Marinos.