Mediat siriane kanë raportuar të shtunën në mbrëmje se Izraeli ka qëlluar me sulme ajrore Aeroportin Ndërkombëtar të Aleppos.
Bombardimet mësohet se kanë ndodhur në pistën e aeroportit që u riparua sot, pas dëmeve të pësuara kur Izraeli e bombardoi fillimisht të enjten.
Në anën tjetër, mediat izraelite kanë raportuar orë më parë se dy raketa të lëshuara nga territori i Sirisë ishin nisur drejt Izraelit.
Siç ka raportuar “Reuters”, Izraeli pretendon se me këto sulme mund ta ndalë furnizimin iranian te Hamasi, nëpërmjet Sirisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mediat siriane raportojnë se Izraeli ka sulmuar aeroportet në Damask e Aleppo
-
Izraeli nis ofensivën ndaj Sirisë, raportojnë mediat siriane
-
Sulme raketore të Izraelit në Siri
-
Siria thotë se një sulm nga Izraeli nxori nga funksioni aeroportin e Damaskut
-
Një javë nga bombardimet SHBA-Izrael në Iran, sulme të reja godasin Teheranin