Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli nis ofensivën ndaj Sirisë, raportojnë mediat siriane

Mediat siriane kanë raportuar se Izraeli ka nisur sulme ajrore mbi aeroportet e Damaskut dhe Alepos.

Mbrojtjet ajrore u përdorën në aeroporte kundër sulmeve sipas mediave lokale, transmetoi The Guardian.

Ka shqetësime mes qeverive se dhuna mund të përhapet në luftë më të madhe, duke përfshirë fqinjët e Izraelit, Sirinë dhe Libani.

Mijëra të vdekur janë raportuar nga të dyja palët që nga fillimi i sulmeve. SHBA-ja i ka dhënë mbështetje Izraelit, ndërsa pritet që vizitën e parë të një zyrtari të huaj atje ta zhvillojë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.