Një sulm izraelit ka goditur kryeqytetin e Sirisë, Damask, ka raportuar agjencia shtetërore siriane e lajmeve.
Sipas raportimit, sulmi ka goditur një ndërtesë banimi në Damask.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas medias shtetërore, janë raportuar të lënduar në vendin e sulmit në Damask.
Shtatë të vdekur nga sulmi izraelit në Damask
Shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi izraelit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, të martën.
Sipas ministrisë siriane të Mbrojtjes, shtatë persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë, raporton BBC.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja, ka bërë të ditur ministria.
Ndërtesa e goditur nga sulmi është në lagjen Mazzeh të Damaskut, e cila është shtëpia e ambasadave dhe selive të sigurisë, sipas ministrisë së Mbrojtjes.
Tri katet e para të ndërtesës janë shkatërruar, raporton agjencia e lajmeve AFP.