Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mediat siriane raportojnë se Izraeli ka sulmuar aeroportet në Damask e Aleppo

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri ka raportuar se Izraeli ka kryer sulme ajrore në aeroportet në Damask dhe në Aleppo, në orët e para të së dielës.

“Rreth orës 5:25, sot, armiku izraelit kreu në të njëjtën kohë agresion ajror me breshëri raketash në drejtim të Mesdheut, në perëndim të Latakias, nga Golani i okupuar sirian, duke pasur caqe aeroportet e Damaskut dhe Aleppos”, ka raportuar agjencia, duke cituar një burim ushtarak.

Sipas agjencisë, një punëtor i Aeroportit të Damaskut është vrarë e një tjetër është plagosur.

Raportohet se dëmtime ka pasur në pistat e të dy aeroporteve dhe se aeroplanëve u është dashur të ndryshonin drejtime.