Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli sulmon një bazë ushtarake në Siri, reagojnë SHBA-ja dhe Turqia

Siri

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë reaguar pasi Izraeli u raportuar se kishte goditur një bazë ajrore ushtarake siriane pranë kufirit turk.

SHBA-ja e ka cilësuar sulmin si një "përshkallëzim të panevojshëm".

Tetë sulme ajrore kanë goditur pistën dhe objektin e magazinimit të aeroportit Abu Duhur të martën, sipas televizionit shtetëror sirian, ndonëse nuk ka pasur raportime për të lënduar.

Izraeli, ndonëse nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi sulmet, ka deklaruar se Siria ishte "në prag të shkeljes" së status quo-së së sigurisë, duke akuzuar Damaskun zyrtar se kishte lejuar dislokimin e trupave turke në bazën ajrore.

Siria dhe Turqia kanë fajësuar ushtrinë izraelite për sulmet, të cilat sipas tyre kërcënojnë të përshkallëzojnë tensionet në rajon. 

Edhe Bota në duart e Trumpit Botë Bota në duart e Trumpit

Turqia ka hedhur poshtë kategorikisht të mërkurën ato që i ka cilësuar si “akuza të papranueshme” nga Izraeli lidhur me praninë e saj ushtarake në Siri.

Presidenca e Turqisë ka thënë se “akuzat” e zyrës së Netanyahut buronin nga synimi i tij për të ndjekur “politika ekspansioniste dhe destabilizuese” përpara zgjedhjeve në Izrael. Ajo shtoi se paqja e qëndrueshme në rajon mund të arrihej vetëm nëse Izraeli respektonte të drejtën ndërkombëtare dhe braktiste “politikat e tij agresive dhe shtrënguese”.

“Turqia do të vazhdojë me vendosmëri të bashkëpunojë me qeverinë siriane mbi një bazë legjitime për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Siri dhe nuk do të lejojë kurrë destabilizimin e Sirisë”, ka thënë presidenca turke në një postim në X.

Sulmet e së martës vijnë pas përkeqësimit të tensioneve të sigurisë mes Izraelit dhe Turqisë dhe retorikës gjithnjë e më të ashpër mes dy vendeve lidhur me Sirinë, ku ushtritë e të dyja vendeve janë aktive.

Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është shndërruar në një nga aleatët kryesorë të presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa, e akuzon Izraelin se po përpiqet të destabilizojë Sirinë dhe të minojë administratën e saj të re. 

Ankaraja zyrtare ka bërë vazhdimisht thirrje për presion ndërkombëtar dhe masa ndaj Izraelit për ta detyruar atë të respektojë integritetin territorial të Sirisë.

Vitin e kaluar, Turqia dhe Izraeli, të cilat janë gjithashtu në mosmarrëveshje të forta për shkak të luftës në Gaza, krijuan një kanal komunikimi për të shmangur incidente në Siri.

Edhe Kush është ndihmësja e afërt e Trumpit që u fut në bagazhin e një veture për ta shoqëruar Botë Kush është ndihmësja e afërt e Trumpit që u fut në bagazhin e një veture për ta shoqëruar

Tom Barrack, i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së për Sirinë dhe Irakun, ka thënë për Reuters pas sulmeve të së martës se Uashingtoni po punonte për krijimin e një mekanizmi për shmangien e përplasjeve mes Izraelit, Turqisë dhe Sirisë. Ai ka shtuar se SHBA-ja tashmë lehtëson një mekanizëm për shkëmbimin e informacionit dhe dialogun mes palëve.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Sirisë i ka cilësuar sulmet si "një akt agresioni të pajustifikuar" që rrezikon "sigurinë dhe stabilitetin" rajonal.