Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: ZRRE-ja të tregojë a është ende në rend të ditës rilicencimi i kompanisë së Hamoviqit

Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se më 23 tetor, bordi i ZRRE-së e kishte në rend dite edhe vazhdimin e licencës së EFT-së, kompanisë së Vuk Hamoviqit, por vendimmarrja për këtë sipas Bajramit u shtye.

Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe, ZRRE-ja duhet të tregojë se a e ka ende në rend të ditës rilicencimin e EFT-së së Hamoviqit.

“Më 23 tetor 2026, në rendin të ditës të mbledhjes së Bordit të ZRRE-së ishte edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por vendimmarrja u shty. Më 16 nëntor Qeveria mori vendim për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe. Prandaj, ZRRE duhet të na përgjigjet publikisht: A e ka ende në rend dite rilicencimin e EFT-së apo e ka hequr nga rendi i ditës?”, ka shkruar Bajrami.