Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Shtatë vjet përfituan tregtarët e energjisë, tash Qeveria po shitet si patriote

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se vendimi i Qeverisë për ndalimin e tregtisë së energjisë me kompanitë serbe, është marrë shtatë vjet me vonesë.

Në një postim në Facebook ajo ka shkruar “Kurti dhe kompania e tij” e kanë ditur kush përfiton kur i kanë thënë jo termocentralit i cili do të ndërtohej nga Contour Global, gazit amerikan përmes projektit të MCC-së dhe gazit të lëngshëm amerikan. 

“Shtatë vjet kanë përfitu tregtarët e energjisë. E me gjasë, jo veç ata, por edhe këta që e kanë leju këtë gjendje. Tash me këtë vendim na shiten si patriotë të kësaj dekade. Po hajde, tregojuni qytetarëve ku kanë përfundu paratë e tyre: në fitime të majme për tregtarët e energjisë, për manipuluesit e tregut dhe ata që e kanë leju këtë gjendje”, ka shkruar ajo.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar  tregtimin e  energjisë elektrike me kompanitë serbe. 

Në mbledhjen e mbajtur të hënën, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo është masë ndaj Serbisë e cila prej 6 vjetësh ka bllokuar linjat ndërkufitare për tregtim. 

Ndalimi përfshin blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike, drejtpërdrejt ose përmes transitit ose rishitjes në një apo më shumë shtete të treta.

Lexo përditësimet tjera
qeveria e kosoves - 16 nentor - 2026

Qeveria ndalon tregtimin e energjisë me kompanitë serbe

Qeveria e Kosovës ka ndaluar  tregtimin e  energjisë elektrike me kompanitë serbe. Në mbledhjen e mbajtur...