Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Bajrami: Die ERO sollte angeben, ob die Neulizenzierung von Hamovićs Unternehmen noch auf der Tagesordnung steht.

Geben Sie Eid ein

Geben Sie Eid ein

Foto: Driton Pacharada

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se më 23 tetor, bordi i ZRRE-së e kishte në rend dite edhe vazhdimin e licencës së EFT-së, kompanisë së Vuk Hamoviqit, por vendimmarrja për këtë sipas Bajramit u shtye.

Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe, ZRRE-ja duhet të tregojë se a e ka ende në rend të ditës rilicencimin e EFT-së së Hamoviqit.

“Më 23 tetor 2026, në rendin të ditës të mbledhjes së Bordit të ZRRE-së ishte edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por vendimmarrja u shty. Më 16 nëntor Qeveria mori vendim për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe. Prandaj, ZRRE duhet të na përgjigjet publikisht: A e ka ende në rend dite rilicencimin e EFT-së apo e ka hequr nga rendi i ditës?”, ka shkruaj Bajrami.