Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sulme në të gjithë Lindjen e Mesme për të dytën ditë radhazi, duke e vënë edhe më shumë në pikëpyetje armëpushimin tashmë të brishtë të arritur mes dy vendeve në prill.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) ka thënë se kishte përfunduar një valë sulmesh “vetëmbrojtëse” kundër objekteve ushtarake, të mbikëqyrjes dhe radarëve në jug të Iranit.

Sulmi ka ardhur vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar se forcat amerikane do ta godisnin Iranin “fort” dhe se Teherani kishte marrë “shumë kohë për të arritur një marrëveshje” për t’i dhënë fund përfundimisht luftës.

Si kundërpërgjigje, Irani ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj aseteve ushtarake amerikane në vende të ndryshme të rajonit.

Bazat ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt janë goditur nga zjarri iranian për të dytën ditë me radhë, ndërsa Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë thënë se kishin lëshuar raketa balistike kundër një qendre komanduese amerikane në Jordani, sipas mediave shtetërore iraniane.

Edhe Sulmet e SHBA-së lënë tre indianë të vdekur në Gjirin e Omanit Botë 1 muaj më parë Sulmet e SHBA-së lënë tre indianë të vdekur në Gjirin e Omanit

Ministria e Brendshme e Bahreinit ka thënë se sirenat e alarmit ajror janë aktivizuar gjatë natës, ndërsa ushtria e Kuvajtit ka njoftuar në platformën X se sistemet e saj të mbrojtjes kundërajrore kishin interceptuar “objektiva ajrorë armiqësorë”.

Kuvajti ka deklaruar se kishte mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore për shkak të sulmeve iraniane.

Në përshkallëzimin më të fundit, IRGC-ja ka thënë gjithashtu se kishte goditur dy cisterna nafte që po kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Kjo ndodhi pasi mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se Ngushtica e Hormuzit ishte “plotësisht e mbyllur për çdo lloj anijeje”. Megjithatë, Centcom ka deklaruar se “anijet tregtare po vazhdojnë të hyjnë dhe të dalin nga Ngushtica e Hormuzit”.

Çmimet e naftës janë rritur menjëherë pas njoftimit për mbylljen e korridorit detar dhe sulmit të pretenduar ndaj anijeve.

Edhe SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë Botë 6 o. më parë SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë

Nafta bruto Brent, e konsideruar si standardi global i tregut, është ngjitur në rreth 95 dollarë për fuçi, pas një rritjeje prej afërsisht 2%.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se Iranit i ishte dhënë mundësia për të arritur një marrëveshje, por nuk e kishte shfrytëzuar atë, duke shtuar se bombat do të “binin mbi objektet kyç” të vendit.

Ndërkaq, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Irani “do të qëndrojë i palëkundur përballë çdo presioni ose kërcënimi”. 

E ministria e Jashtme iraniane ka akuzuar më herët SHBA-në se po “dëmtonte procesin diplomatik përmes mesazheve kontradiktore që dërgon”.

Në prill, SHBA-ja dhe Irani ranë dakord për një armëpushim që fillimisht ishte menduar të zgjaste dy javë. Që atëherë, të dyja palët kanë shkëmbyer herë pas here sulme, pa u rikthyer në një konflikt të plotë.

Edhe SHBA-ja dhe Irani përshkallëzojnë sulmet në të gjithë Lindjen e Mesme Botë 1 d. më parë SHBA-ja dhe Irani përshkallëzojnë sulmet në të gjithë Lindjen e Mesme

Megjithatë, përpjekjet e fundit për të ndërmjetësuar negociata mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë ngecur, ndërsa sulmet janë shtuar.

Këtë javë, një helikopter amerikan është rrëzuar në një sulm për të cilin u fajësua Irani. SHBA-ja menjëherë ka ndërmarrë sulme ndaj Iranit. Si kundërpërgjigje, Garda Revolucionare Islamike ka sulmuar baza amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme.

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit, paralajmëron finalizimin e marrëveshjes

1 muaj më parë / 11 qer 2026 19:49
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se po i anulon sulmet ndaj Iranit që kishte planifikuar për sonte. 

Ai ka thënë se anulimin e ka bërë pasi diskutimet me Iranin janë ngritur në nivelin më të lartë të udhëheqësisë atje dhe janë miratuar. 

“Bazuar në faktin se diskutimet me Republikën Islamike të Iranit janë ngritur në nivelin më të lartë të udhëheqësisë iraniane dhe janë aprovuar, unë, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam anuluar sulmet dhe bombardimet kundër Iranit sonte. Diskutimet dhe pikat përfundimtare janë miratuar, si në koncept ashtu edhe në detaje të hollësishme, nga të gjitha palët e përfshira, përfshirë SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahrejnin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe të tjerët. Bllokada detare do të mbetet e plotëfuqishme derisa kjo marrëveshje të finalizohet. Koha dhe vendi i nënshkrimit do të bëhete ditur së shpejti”, ka shkruar Trump në “Truth Social”. 
 

Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit

1 muaj më parë / 11 qer 2026 18:57
Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është "thellësisht i shqetësuar" nga përshkallëzimi i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit, tha zëdhënësi i tij, raporton "BBC". 

Guterres u bën thirrje palëve që t’i kthehen një "zbatimi të plotë të armëpushimit" dhe t’i respektojnë detyrimet sipas së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve.

Zëdhënësi i tij shton se ai u bën thirrje SHBA-së dhe Iranit që t’i "dyfishojnë përpjekjet për një marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme" për paqen rajonale dhe ndërkombëtare.
 

Irani paralajmëron SHBA-në

1 muaj më parë / 11 qer 2026 18:49
Mohammad Bagher Ghalibaf

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar SHBA-në që të mos përfshihet në një "moçal pa fund", raporton “BBC”.

Kryeparlamentari i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, që është edhe kryenegociator, në një postim në “X” ka shkruar se “strategjitë e gabuara dhe vendimet impulsive do të rikthejnë gjithë tabelën për të keq”. 

Ai tha se këto vendime mund të “shpërthejnë infrastruktura energjetike dhe tregjet” dhe të krijojnë “një moçal të pafund ku je i ngujuar me vite”. 

“Do të shihni një Iran tjetër”, ta ai. 

Ky reagim vjen pas paralajmërimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që ta godasë Iranin “shumë fort sonte” dhe ta marrë nën kontroll Ishullin Kharg. 
 

Pse është i rëndësishëm ishulli Kharg, të cilin Trumpi thotë se do ta marrë nën kontroll?

1 muaj më parë / 11 qer 2026 15:09
Ishulli Kharg

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka thënë se SHBA-ja do ta marrë nën kontroll Ishullin Kharg.

Trumpi edhe më parë ka deklaruar se dëshiron ta marrë nën kontroll naftën e Iranit.

Në një postim të enjten në Truth Social, ai ka thënë po ashtu se do të veprojë me naftën e Iranit ashtu siç ka vepruar me naftën e Venezuelës. 

Shtetet e Bashkuara e kanë sulmuar ishullin më herët gjatë luftës. 

Më 13 mars, SHBA-ja ka kryer sulme ajrore ndaj Khargut, ndërsa Trumpi pati deklaruar se forcat amerikane kishin “shkatërruar plotësisht” çdo objektiv ushtarak atje. Megjithatë, ato nuk kishin goditur infrastrukturën naftore të ishullit.

Prej kohësh ka pasur spekulime nëse forcat amerikane do të përpiqen në një moment të marrin kontrollin e ishullit.

Sipas analistit të sigurisë Mikey Kay, marrja e ishullit do t'i ndërpriste efektivisht Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) burimin kryesor ekonomik, duke ndikuar në aftësinë e saj për të vazhduar luftën.

Kontrolli i ishullit do të mund të bllokonte eksportet iraniane të naftës dhe të shërbente si platformë për sulme ushtarake amerikane kundër territorit iranian.

Gjithashtu, SHBA-ja do të mund ta përdorte ishullin si mjet presioni për ta detyruar Iranin të mbajë të hapur Ngushticën e Hormuzit. 

Pse është i rëndësishëm Ishulli Kharg për Iranin?

Kharg është një ishull i vogël shkëmbor, rreth 24 kilometra larg brigjeve iraniane.

Rreth 90% e naftës së papërpunuar të Iranit eksportohet përmes terminalit të naftës në këtë ishull, ku nafta transportohet me tubacione nga territori kryesor i vendit.

Cisterna gjigante të naftës, me kapacitet deri në 2 milionë fuçi naftë të papërpunuar, mund të ankorohen në skelat e gjata të ishullit për të ngarkuar naftën.

Më pas ato kalojnë nëpër Gjirin Persik dhe dalin përmes Ngushticës së Hormuzit drejt Kinës, e cila është blerësi kryesor i naftës iraniane.

Ishulli përbën një burim shumë të rëndësishëm të ardhurash për Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Trumpi paralajmëron “ta godasë fort” Iranin e po ashtu ta marrë Ishullin Kharg

1 muaj më parë / 11 qer 2026 14:43
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar të enjten se SHBA-ja do ta godasë Iranin sonte “shumë rëndë”.

Në një postim në Truth Social, pas dy ditësh sulme radhazi ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, Trumpi ka thënë po ashtu se SHBA-ja do ta marrë kontrollin e plotë të infrastrukturës së naftës të Iranit, ashtu siç ka bërë me Venezuelën.

“Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin (marina, forcat ajrore, radari, armët kundërajrore dhe të gjitha format e tjera të mbrojtjes së të cilit, së bashku me pjesën më të madhe të aftësive të tij sulmuese, janë zhdukur), shumë fort sonte. Në një moment në të ardhmen jo shumë të largët, ne do të marrim ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës, dhe do të marrim kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç kemi bërë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Trumpi.

SHBA-ja konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

1 muaj më parë / 11 qer 2026 14:03
Anija

SHBA-ja ka konfirmuar se ka kryer një sulm ndaj anijes Jalveer me flamur të Guinea-Bissau.
Komanda Qendrore (Centcom) ka thënë se anija "po shkelte bllokadën" duke u përpjekur të transportonte naftë iraniane përmes Gjirit të Omanit.

Sipas Centcom, kjo është anija e tretë e goditur nga forcat amerikane në atë pjesë këtë javë, pas sulmeve ndaj anijeve Marivex dhe Settebello.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur këtë javë për shkak të rikthimit të sulmeve të ndërsjella.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani “kishte marrë shumë kohë për të bërë marrëveshje” dhe se SHBA-ja do të detyrohej që ta sulmonte. 

Sulmet e SHBA-së lënë tre indianë të vdekur në Gjirin e Omanit

1 muaj më parë / 11 qer 2026 09:34
Anije

Tre marinarë indianë, të cilët ishin raportuar të zhdukur, kanë humbur jetën pasi ushtria amerikane goditi një cisternë nafte në Gjirin e Omanit, ka njoftuar të enjten një ministër federal indian.

Anija cisternë “MT Settebello”, me flamur të Palaut, është sulmuar të mërkurën pasi ushtria amerikane e ka akuzuar se nuk po respektonte “urdhrat e forcave amerikane”. Në bord ndodheshin 24 anëtarë ekuipazhi indianë, prej të cilëve 21 janë shpëtuar.

Në një postim në rrjetin X, ministri indian i Transportit Detar, Sarbananda Sonoëal, e ka quajtur incidentin “thellësisht fatkeq”, duke shtuar se trupat e tre marinarëve do të kthehen së shpejti në Indi.

Pas sulmit të së mërkurës, qeveria indiane ka thirrur në ministrinë e Jashtme, zëvendësshefin e misionit amerikan në Neë Delhi.

Ushtria amerikane ka akuzuar anijen “Settebello” për shkeljen e bllokadës amerikane duke “u përpjekur të transportonte naftë nga Irani”.

Në një postim në X, Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) ka thënë se një avion ka goditur anijen pasi ekuipazhi “në mënyrë të përsëritur nuk kishte respektuar udhëzimet e dhëna”.

Kjo është anija e dytë me ekuipazh indian që është sulmuar nga SHBA-ja këtë javë. Të hënën, forcat amerikane kanë goditur cisternën e naftës “Marivex”, gjithashtu me flamur të Palaut dhe me ekuipazh indian, në Gjirin e Omanit, pasi nuk kishte respektuar udhëzimet amerikane, sipas Centcom.

Autoritetet indiane kanë thënë se të 24 anëtarët e ekuipazhit të Marivex janë shpëtuar nga ushtria e Omanit.

Ushtria amerikane ka bllokuar hyrjen në portet iraniane pasi Teherani zyrtar ka mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit përmes së cilës para luftës transportohej rreth 20% e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz.

Sipas Centcom, forcat amerikane kanë neutralizuar tetë anije dhe kanë devijuar 134 të tjera që nga fillimi i bllokadës më 13 prill.

Qeveria indiane ndërkaq ka deklaruar se “sulmet ndaj transportit tregtar dhe infrastrukturës civile në rajon duhet të ndalen”.

Ndërkohë, tensionet mes Iranit dhe SHBA-së nuk tregojnë shenja zbutjeje. Të dy vendet kanë shkëmbyer sulme për të dytën ditë radhazi të enjten, duke shtuar presionin mbi armëpushimin e brishtë të arritur në prill.

Të mërkurën, presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta godiste Iranin “fort”, duke thënë se Teherani zyrtar po vonohej shumë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje dhe po i “merrte amerikanët për budallenj”.